TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Historike dhe e paritur në Gjermani. Bajern Mynih është eliminuar nga Kupa e Gjermanisë, pasi u mund nga skuadra e ligës së tretë, Sarbryken me rezultat 2-1.
Bavarezët kaluan në epërsi në minutën e 16-të me Tomas Myler, por
Sarbryken nuk u dorëzua dhe barazoi shifrat në minutën e parë shtesë të pjesës së parë me anë të Patrik Sontheimer.
Pjesa e dytë mbeti e barabartë deri në fund të kohës së rregullt, por në minutën 90+6 Marcel Gaus i bën “gjëmën” Bajernit duke shënuar golin e dytë, pas asistit të dhënë nga Tim Civeja, dhe eliminuar nga Kupa e Gjermanisë.
Kjo është një tronditje për bavarezët, që eliminohen nga kompeticioni i dytë më i madh në Gjermani.
???? GOAL | HISTORY | Bayern have just been eliminated from the German cup by third division team Saarbrucken
— VAR Tático (@vartatico) November 1, 2023
pic.twitter.com/HOGRcp6Lqf