TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Edon Zhegrova është heroi i Lille në duel me Clermontin, ku skuadra e yllit kosovar fitoi me rezultat 3-1.
Sulmuesi i talentuar nga Kosova u fut në lojë në minutën e 82-të për të dhuruar spektakël në fushë.
Zhegrova realizoi dy gola, ku fillimisht shënoi në minutën e 89-të e pastaj edhe në të 91-tën.
Ishin dy gola spektakolar nga prishtinasi i cili ka sjellë gëzim të jashtëzakonshëm në shkallët e stadiumit të klubit francez.
24-vjeçari duket se është një nga lojtarët e preferuar nga tifozët e Lille, të cilët e kanë ftuar pas ndeshjes në tribuna.
I gjithë stadiumi ka filluar të këndojë për talentin kosovar, ndërsa Zhegrova dukej i emocionuar nga ajo që përjetoi nga tifozët e Lille.
Le doublé d'Edon Zhegrova dans les dernières minutes du match ! ????pic.twitter.com/4ngDXtgNpp
— Le Vieux Dogue (@LeVieuxDogue) April 2, 2023