TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Masimiliano Alegri vrapoi i inatosur drejt dhomave të zhveshjes në minutat e fundit të sfidës që Juventusi i tij fitoi 1-0 ndaj Veronës. Një vrapim që është kthyer në traditë për trajnerin i cili është shpesh i pakënaqur që skuadra e tij nuk ia del të mbyllë para kohe ndeshjet.
Këtë ai e shpjegoi edhe në konferencën për shtyp pas sfidës, duke shpjeguar se ekipi bënte mirë deri në një pikë por pastaj i krijonte vështirësi vetes.
“Vështirësitë na kanë penguar që të bëjmë një ndeshje të bukur, por janë 3 pikë thelbësore. Ndeshja pas pushimit të kombëtareve është gjithmonë bastarde, djemtë u treguan të aftë ta fitonin. Pjesa e dytë ishte më e mirë se e para.
Verona të bën të luash keq, të bën të vraposh, ndërsa ne nisëm të luanim topin pas 10 minutave të parë. Pas 1-0 nuk ia dolëm të shënonim të dytin, në 10 minutat e fundit mund të mbyllnim aksionet pa i lejuar të afroheshin te zona jonë. Duhen bërë përmirësime por djemtë e dinë.
Ishte e rëndësishme ë fitonim për ta nisur mirë, por edhe me perspektivën e ndeshjes ndaj Interit në Kupën e Italisë apo Lacios të shtunën e ardhshme.
Largimi para kohe nga fusha? Duhet të bënim një gol të sigurt por në fakt po bënim aksione të sforcuara. Dhe pastaj ndodh që në fund rrezikon diçka e tani mund të ishim këtu duke lëpirë plagët. Në futboll, nëse bën një seri fitoresh është normale të rikuperosh pikë, klasifikimi real thotë se jemi 4 pikë larg zonës Champions. Por edhe të tjerat herët a vonë do të nisin të bëjnë rezultate. Ne duhet të hedhim hap pas hapi. Në fushë kemi siguruar 59 pikë, meritë e djemve pasi nuk është e thjeshtë të luash në këto kusht”, theksoi Alegri.