TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nuk ka paqe për Romelu Lukakun. Sulmuesi belg ka qenë përsëri protagonist sot, por për fatin e keq të tifozëve të Interit, jo ashtu siç shpresonin ata.
Futbollisti kishte shënuar 4 gola në dy ndeshjet e tij me përfaqësuesen e Belgjikës gjatë kësaj jave dhe shumëkush mendonte se tashmë me fanellën zikaltër ai do të ishte përsëri në maksimumin e formës. Por gabimet e tij para portës vazhdojnë dhe një prej tyre i kushtoi shumë shtrenjtë ekipit zikaltër, shkruan Panorama Sport.
Në fillimin e pjesës së dytë të ndeshjes ndaj Fiorentinës, kur rezultati ishte ende 0-0, Bastoni i dha një asist të artë lojtarit i cili mjaftonte vetëm të shtynte topin në rrjetën thuaje te boshatisur. Por edhe vetëm pak hapa larg portës, në mënyrë të pabesueshme, ai dërgoi topin jashtë.
Vetë lojtarit nuk i besohej e aq më pak tifozëve zikaltër, të cilët panë vetëm pak minuta më vonë Bonaventurën të shënonte golin e fitores për Fiorentinën. Një situatë që ka bërë që të shpërthejnë komentet dhe kritikat në rrjete sociale ndaj sulmuesit, me videon e këtij rasti të humbur që është bërë ndër më të shpërndarat në rrjet menjëherë pas sfidës.