TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Maks Verstapen ka fituar sot garën e tretë të sezonit në Formula 1, Çmimin e Madh të Australisë. Një fitore e cila ka ardhur pas një gare të çmendur që u mbyll mëmës kaosit të përgjithshëm për shkak të asaj që ndodhi herë pas here në pistën e Melburn.
Që në startin e garës, Verstapen u kalua nga Rasëll dhe Hemilton, ndërsa në kthesën e tretë doli jashtë një protagonist, Lëklerk i cili përplasi makinën Ferrari. Makinë sigurie dhe rinisje e garës, por pak çaste më vonë, është Albon i cili del jashtë dhe sjell flamurin e kuq, me pilotët që detyrohen të ndalen dhe rifillojnë pas pak minutash pastrimi të pistës. Ndalesë gjatë të cilës Rasëll dhe Sainz hynë në bokse, duke humbur pozicionet që kishin.
Menjëherë Verstapen kalon Hemilton duke i marrë vendin e parë dhe nis të shkëputet pak nga pak. Por në xhiron e 18, makina e sigurisë virtuale hyn në skenë, pasi Rasëll i shpërthen motori në flakë. Pas rifillimit, ndizet gara për xhiron më të shpejtë, me Verstapen i cili krijon një diferencë të dukshme nga ndjekësit. Dukej gjithçka e përfunduar por në xhiron e 55-të nis kaosi i vërtetë. Magnusen përplaset dhe humb një gomë, duke sjellë një tjetër flamur të kuq me vetëm 3 xhiro të mbetura.
Makinat rreshtohen edhe një herë në vijën e nisjes, me 2 xhiro gare për të zhvilluar. Por sapo fillon gara, ka aksident pas aksidenti me një kaos absolut në pistë pas përplasjeve të njëpasnjëshme të makinave. Kështu, nxirret përsëri flamuri i kuq dhe makinat kthehen në bokse, ku për disa minuta nuk kuptohej se cili ishte rendi me të cilën do të ktheheshin në pistë për xhiron ceremoniale që do të përcaktonte renditjen finale.
Në fund, makinatrreshtohen për xhiron pas makinës së sigurisë, me Verstapen i cili merr vendin e parë i ndjekur nga Hemilton dhe Sainz. Por ky i fundit, i ndëshkuar me 5 sekonda penalitet pasi shkaktoi një pjesë të aksidenteve pak minuta më parë, përfundon i 12-i dhe vendi i tretë në podium i shkon Alonsos.
Stroll (Aston Martin), Perez (Red Bull), Norris (MekLaren), Hulkenberg (Haas), Piastri (MekLaren), Zhou (Alfa Romeo) dhe Tsunoda (AlfaTauri), ishin ata të cilët e mbyllën në zonën e pikëve këtë garë me Botas dhe Sainz të vetmit që mbyllën garën pa pikë mes atyre që kaluan vijën e finishit.