SPORT, 1 Prill 2023, 22:59

Barcelona dhuron spektakël dhe i afrohet titullit, dopietë nga Lewandowski (GOLAT)

Barcelona dhuron spektakël dhe i afrohet titullit, dopietë nga

Barcelona i afrohet edhe më shumë titullit në La Liga, pasi tashmë diferenca me Real Madridin ndjekës është 15 pikë. Katalanasit morën një fitore pa shumë vuajtje ndaj Elches, me shifrat 0-4 në Estadio Manuel Martínez Valero.

Ekipi i Xavit u tregua spektakolar, pati gol nga Fati dhe Torres. Nuk mund të mos linte shenjë në këtë sfidë sulmuesi Robert Lewandowski, i cili “tundi rrjetën” dy herë.

Sfida e radhës për Barcelonën është në shtëpi ndaj Gironës. Elche e vendit të fundit luan në Estadio El Sadar (Pamplona) ndaj Osasunas.