SPORT, 1 Prill 2023, 20:33

Spektakël golash në ‘Allianz Arena’, Bayern i merr kreun Dortmundit

Spektakël golash në ‘Allianz Arena’, Bayern i merr kreun

Bayern Munchen ka sfiduar sot Dortmundin, teksa në ndeshjen e luajtur në “Allianz Arena” ka fituar 4-2.

Nuk mund të kishte nisje më të mirë për trajnerin e bavarezëve, Thomas Tuchel, i cili u ul në stolin e kampionëve të Gjermanisë vetëm pak ditë më parë.

Ndeshja për ekipin e Terzic filloi mbrapsht, pasi portieri Gobel bëri një gafë në minutën e 13-të, duke shkaktuar autogol. Vendasit bënë gjithçka mirë teksa thelluan avantazhin brenda fraksionit me dopietën e Muller.

Nuk kishte përfunduar ende festivali, pasi radhën do e kishte Coman. Verdhezinjtë ia dolën të shënojnë edhe ata 2 herë, me Can nëpërmjet një penalltie dhe Malen në fund. Sa i takon renditjes, Bayern Munchen kryeson me 55 pikë, Dortmund e dyta me 2 pikë më pak.