SPORT, 1 Prill 2023, 21:04

Partizani mund Teutën në "Niko Dovana", Colella: Nuk ishte ndeshja jonë më e mirë, kampionati është ende i hapur

Partizani mund Teutën në "Niko Dovana", Colella: Nuk ishte

Partizani arriti sot të mundë në shtëpinë e saj Teutën me 2 gola. Trajneri i Partizanit, Giovani Colella është shfaqur i lumtur për mediat pas fitores 0-2.

“Nuk ishte ndeshja jonë më e mirë, por është normale që skuadra të mos luajë gjithmonë në të njëjtat nivele. Taktikisht bëmë atë që kërkova dhe kur kundërshtari ndryshoi skemë, ndryshuam edhe ne. Tani të gjitha ndeshjet janë shumë të vështira. Kampionati është akoma i hapur. Edhe ne jemi të kënaqur që fituam këtu dhe do të mendojmë për ndeshjen e radhës.

Nga e hëna do të mendojmë për sfidën e radhës në kampionat. jam i kënaqur sepse sot sakrifikuam disa lojtarë prej skemave, por ata që u futën nga pankina bënë mirë. E rëndësishme është që të fitojë Partizani, sepse skuadra është më e rëndësishme se individët. Mungojnë edhe 9 ndeshje deri në fund të kampionatit dhe nuk do të jem i qetë cilido që të jetë rezultati i Tiranës. Nesër e kemi pushim de nuk do të mendojmë për futboll”, ka thënë Colella.

Tekniku i Teutës, Edi Martini ka dhënë prononcimin e tij për mediat pas humbjes në shtëpi me Partizanin.

“Humbëm raste kishim mundësi të barazonim, u goditëm me goditje standarte. Partizani luajti më mirë, ashtu siç shkoi loja e merituan fitoren. Jam i mërzitur për pikët e humbura. Kampionati i afrohet fundit, luajtëm keq. Në pjesën e dytë u ç’ekuilibruam, Partizani pati më shumë raste por janë pikët ato që kanë më shumë rëndësi.

Morëm një gol në momentin që ishim të barabartë. U munduam në pjesën e dytë të sulmonim por kur je në disavantazh do të lëshosh terren, sot kemi gabuar. Nuk ishim agresiv, ai gol që pësuam na shokoi dhe nuk u futëm në lojën tonë. Duhet të nxjerrim mësim nga kjo pasi ndeshja mund të barazohet edhe në minutën e 95-të.

Kur ishim në formë të mirë, erdhi pushimi që na uli ritmin por kjo nuk është justifikim. Java tjetër vjen shpejt dhe duhet të harrojmë këtë humbje. Presim Laçin që kërkon pikët e saj, do të jetë ndeshje e vështirë por duhet të tregojmë Teutën që kemi treguar më parë” – tha ai.

Një nga më të mirët në fushë për të kuqtë ishte portieri Bekim Rexhepi, me anë të disa pritjeve fantastike.

“Mendoj që ka rëndësi fitorja, pasi kur marrim tre pikët ndihemi të gjithë mirë. Detyra ime është që të ndihmoj ekipin, duke pritur gjuajtjet. I falënderoj çunat që më kanë lehtësuar punën. Çdo profesionist ka një periudhë të vështirë, por vetëm njerëzit e futbollit e kuptojnë këtë. Ka presion, por presioni është i bukur. Mendoj që e kam menaxhuar mirë situatën dhe kam dalë nga ai moment i vështirë që kisha në nisjen e sezonit. Mbështetem te familja. E pranoj edhe vetë, kur jam mirë dhe keq në fushë.

Idhulli? Casillas është idhulli im, por mendoj që Nojer ka bërë më shumë. kur kam dhënë intervistën e parë në Korçë, kam thënë që Alban Hoxha është portieri më i mirë. Te Partizani është presioni i lartë, sepse çdo vit pretendohet titulli. Por rëndësi ka që të gjithë së bashku të arrijmë këtë objektiv” – tha ai.