SPORT, 21 Mars 2026, 18:18

Historike për talentin shqiptar, Bajern Mynih e përfshin në stol për herë të parë!

Historike për talentin shqiptar, Bajern Mynih e përfshin në stol

Sot është një ditë historike për Erblin Osmanin.

16-vjeçari shqiptar ndodhet për herë të parë në stol me ekipin e parë të Bajern Mynih, që po përballet me Union Berlin.

Trajneri Kompani e përfshiu me skuadrën për javën e 27-të të Bundesligës.

Bëhet fjalë për një mesfushor me origjinë nga Gjilani, që është pjesë e Bajern U-19. I lindur në Gjermani, është po ashtu pjesë e ekipit U-17.

Mbetet për t’u parë, nëse do të afrohet nga moshat e Shqipërisë apo Kosovës në të ardhmen. Fakt është se me ekipin U-17 të Bajernit ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit. /Panorama Sport/