SPORT, 10 Maj 2022, 10:41

Juventusi heq dorë nga Zhorzhinjo, nis bisedimet për një shkëmbim mesfushorësh me klubin tjetër anglez

Juventusi heq dorë nga Zhorzhinjo, nis bisedimet për një

Juventusi e ka ndjekur që në kohët që luante me Atletikon e Madridit, por Tomas Partej me sa duket nuk ka dalë kurrë nga moda në Torino, aq më tepër tani që është rikthyer edhe trajneri Alegri.

Dhe sipas burimeve të së përditshmes “AS”, gazetarët spanjollë kanë indicie se “Zonja e Vjetër” është rikthyer në sulm për mesfushorin aktual të Arsenalit, me “Topçinjtë” që me sa duket janë të gatshëm edhe për të dëgjuar ofertën.

Madje, po të ishte për trajnerin Mikel Arteta, ai do të aprovonte operacionin për një shkëmbim kokë më kokë me Adrien Rabionë, por ndërkohë nga Torino kanë ofruar si alternativë brazilianin Artur Melo, i cili gjithashtu ka mjaft pëlqime në “Emirates”.