TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mbyllet pjesa e parë e finales së Conference League. Roma udhëheq 1 me 0 përballë Feyenoord. Zaniolo shënoi gol në minutën e 32-të. Pas golit lojtarët e Feyenoord janë munduar që të rrezikojnë portën e mbrojtur nga Rui Patricio, por pa sukses. Duket se me shënimin e golit ata kanë humbur përqendrimin. E kundërta ndodh me lojtarët e Romës, të cilët mbrojnë shumë mirë dhe mundohen që të gjejnë momentin e duhur për të sulmuar.
Kjo finale është historike pasi është hera e parë që zhvillohet dhe për më tepër sfida luhet në Tiranë, në stadiumin “Air Albania”. Përpara nisjes së sfidës, u zhvillua ceremonia zyrtare. Legjenda e Shqipërisë dhe ambasadori i kësaj finaleje, Lorik Cana, dorëzoi në fushë trofeun e shumëkërkuar nga dy skuadrat.
ROMA - FEJNORD 1-0
32' Zaniolo
---
45 –Feyenoord rrezikon në zonën e Romës. Një kros i diskutueshëm dhe një dalje e gabuar e Rui Patricios shkaktojnë tension. Ndërkohë janë dhënë 4 minuta shtesë.
’37 – Kapiteni i Romës, Pellegrini, ndëshkohet me karton të verdhë!
’35 – Tension mes mbrojtësit të Romës, Smalling dhe sulmuesit të Feyenoord, Dessers. Futen futbollistët e tjerë për t’i ndarë. Situata qetësohet.

‘32 – Goooool!!! Roma shënon golin e parë të sfidës me anë të Zaniolo dhe kalon në epërsi.
’28 – Lojtarët e Feyenoord më të rrezikshëm. Vjen goditja e parë drejt portës së Rui Patricio. Topi përplaset tek një mbrojtës i Romës dhe topi shkon lehtë në duart e portierit.
’24 – Kartoni i parë i verdhë për Trauner. Lojtari austriak i Feyenoord kreu faull ndaj Abraham.
’17 – Roma pëson goditjen e parë. Një prej lojtarëve të saj më të spikatur Mkhitaryan dëmtohet dhe zëvendësohet nga Sergio Oliveira.
‘0 – Nis supersfida. Të parët që luajnë topin janë lojtarët e Feyenoord.