SPORT, 25 Maj 2022, 18:33

Finalja e Conference League/ Nis hyrja e tifozëve të parë në stadiumin “Air Albania”, policia i kontrollon nga koka te këmbët

Finalja e Conference League/ Nis hyrja e tifozëve të parë në

Teksa ka nisur hyrja e tifozëve të parë të Romës dhe Feyenoord-it në stadiumin Air Albania para finales së Konferencë Ligë, policia është mobilizuar në të gjitha hyrjet e tij.

Çdo tifoz i nënshtrohet një kontrolli të imtësishëm nga koka te këmbët me qëllim ndalimin e sendeve të forta që mund të shkaktojnë incidente apo përplasje mes dy grupeve të tifozerive në stadium.

Mbrëmjen e djeshme Tirana u kthye në arenë përplasjesh mes dy grupeve të cilat ishin të vendosura në pjesës të ndryshme të qytetit, ndërkohë që policia vendosi kordonë sigurie për të shmangur përplasjen mes tyre.