SPORT, 25 Maj 2022, 18:43

Video/ Pamje spektakolare me dron, tifozët holandezë çmenden në festë

Video/ Pamje spektakolare me dron, tifozët holandezë çmenden

Tifozët holandezë nuk dinë të ndalen! Të pozicionuar në zonën e Pedonales së Tiranës, ata janë duke shijuar ritmet e muzikës.

Në pamjet spektakolare të siguruara me dron, fansat e Fejnordit shihen teksa çmenden në festë. Ata janë duke e shijuar në maksimum këtë moment special.

Në orën 21:00 në stadiumin “AIR Albania, Roma do të sfidohet me Fejnordin në një ndeshje që duan me çdo kusht të triumfojnë për të sjellë në shtëpi trofeun e parë të këtij kompeticioni të ri të UEFA-s. Për më tepër iu ftojmë të ndiqni videon spektakolare me dron ku shihen tifozët e Fejnordit duke festuar në “Fan Zone”-n te Pedonalja.