SPORT, 25 Maj 2022, 19:43

Liga e Konferencës gati të luajë aktin final në Tiranë, publikohen formacionet zyrtare të finales Roma-Fejnord

Liga e Konferencës gati të luajë aktin final në Tiranë,

Roma dhe Fejnordi do të luajnë finalen e madhe të Ligës së Konferencës, me të dyja skuadrat që do të kërkojnë të ngrenë trofeun më të ri në Europë në qiellin e Tiranës.

Verdhekuqtë kërkojnë që të ngrenë trofeun e dytë europian në historinë e tyre, pas plot 61 vitesh, kur në 1961 mundi Interin në finalen e Kupës UEFA, siç njihet sot Liga e Europës. Nën drejtimin e teknikut portugez, Zhoze Murinjo, Roma do të kërkojë lavdinë dhe të bëhet e para skuadër që ngre këtë trofe.

Duket se në 11 lojtarët e përzgjedhur që ta nisin këtë finale, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, do ta nisë nga stoli.

Nga ana tjetër, holandezët do të kërkojnë të njëjtën gjë. hera e fundit qe Fejnordi ka ngritur në qiell një trofe europian ishte në vitin 2002, ku në finale e Kupës UEFA mundën Borusian e Dortmundit, duke qenë dhe skuadra e fundit nga Holanda që ka triumfuar në Europë.

Liga e Konferencës gati të luajë aktin final në Tiranë,