SPORT, 25 Maj 2022, 19:09

Finalja e Conference League, tifozët e parë zënë vendet dhe ndezin atmosferën (Video)

Finalja e Conference League, tifozët e parë zënë vendet dhe

Finalja është ende dy orë larg por tifozët e parë të Romës dhe Fejnordit kanë nisur të pozicionohen në vendet e tyre në stadiumin “Air Albania”.

Nga pamjet duket se atmosfera premton një finale të zjarrtë pasi të dy grupet e tifozerive presin fitore nga skuadra e tyre.

Hyrja e tifozëve po bëhet në anë të ndryshme në stadiumit për të shmangur ndonjë incident mes tyre, ndërkohë që policia po kryen kontrolle të rrepta për të ndaluar futjen e sendeve të forta.