SPORT, 25 Maj 2022, 20:43

Video/ Në "Arenën Kombëtare" luhet, por shikoni çfarë ndodh në "Fan zone" dhe stadiumin "Olimpico"

Video/ Në "Arenën Kombëtare" luhet, por shikoni

Finalja e Conference League do të luhet pas 30 minutash në Arenën Kombëtare, por ndërkohë sfida mes Romës dhe Feyenoord do të ‘luhet’ edhe në tre fusha të tjera. Fan zone e hollandezëve dhe italianëve dhe në stadiumin Olimpico në Romë, ku të gjithë tifozët që nuk arritën të udhëtonin në Tiranë për finalen do të përjetojnë emocionet e stadiumit.

Të dy klubet kanë lejuar që tifozët të grumbullohen në dy stadiumet e tyre në Itali dhe Holandë për të mbështetur skuadrat që aty. Pamjet e tifozerive që janë mbledhur në “shtëpitë” e tyre janë postuar nga vetë klubet në “Twitter” si një shenjë krenarie.