SPORT, 18 Prill 2026, 14:11

E konfirmon “Marca”/ Arbeloa nuk do të jetë trajner i Real Madridit, ja kandidatët që pritet ta zëvendësojnë

E konfirmon “Marca”/ Arbeloa nuk do të jetë trajner i Real

Real Madrid po përgatitet për një verë me ndryshime të mëdha, pas një tjetër sezoni zhgënjyes pa trofe. Sipas raportimeve të Marca, vazhdimësia e trajnerit Alvaro Arbeloa është pothuajse e pamundur.

Drejtuesit e klubit kanë pranuar se projekti i nisur fillimisht nga Çabi Alonso nuk ka dhënë rezultatet e pritura, ndërsa as ardhja e Arbeloas nuk arriti të sjellë kthesën e nevojshme.

Burime pranë klubit bëjnë të ditur se do të ketë ndryshime të thella në skuadër, me afrime të reja dhe largime të mundshme. Problemet janë shfaqur veçanërisht në mbrojtje dhe në mesfushë, ku madrilenët kanë hasur vështirësi ndaj kundërshtarëve të fortë.

Sa i përket pankinës, disa emra kanë dalë në skenë. Deshamp përmendet si një opsion i mundshëm, ndërsa rikthimi i Zinedine Zidan duket i pamundur. Një alternativë tjetër mbetet Jurgen Klop, edhe pse angazhimi i tij aktual me projektin Red Bull e bën të vështirë një marrëveshje. Në skenë ka dalë edhe emri i Alegrit.

Nga ana e tij, Arbeloa ka deklaruar se do të respektojë çdo vendim të klubit dhe nuk do të krijojë probleme në rast largimi.