SPORT, 16 Prill 2026, 18:31

Sulmi i Murinjos ndaj ish-klubit në Angli, portugezi nuk kursehet: Pa vizion

Sulmi i Murinjos ndaj ish-klubit në Angli, portugezi nuk kursehet: Pa

Trajneri i njohur i Benfikas, me një të kaluar në futbollin anglez, Hoze Mourinjo, ka bërë deklarata të forta ndaj Totenhem Hotspur, duke kritikuar mënyrën se si klubi trajton trajnerët dhe mungesën e stabilitetit afatgjatë.

Mourinjo përmendi rastet e mëparshme me Mauricio Poketinon, i cili u shkarkua pas arritjes në finalen e “UEFA Champions League”, si dhe vetveten, duke kujtuar largimin e tij pak para një finaleje të kupës. Ai kritikoi gjithashtu edhe trajnerin Ange Postecoglou, duke thënë se pavarësisht suksesit dhe trofeve të fundit, vendimet e klubit mbeten të paqëndrueshme dhe pa “vizion të qartë”.

Sipas tij, mungesa e besnikërisë dhe vendimet e shpeshta për shkarkime po e dëmtojnë klubin londinez, duke paralajmëruar se kjo qasje mund të ketë pasoja afatgjata, edhe nëse jo menjëherë sportive.