SPORT, 16 Prill 2026, 15:22

Tani është zyrtare, Mançester Siti konfirmon largimin e futbollistit që kanë piketuar Juventusi me Milanin

Tani është zyrtare, Mançester Siti konfirmon largimin e

Mançester Siti ka konfirmuar sot atë që pritej prej kohësh, duke zyrtarizuar largimin e kapitenit Bernardo Silva nga klubi në fund të sezonit. Zërat për largimin e tij ishin hapur prej javësh dhe bëhej e ditur se klube si Juventus e Milan ishin vënë në ndjekje të tij.

Por zyrtarizimi ka ardhur vetëm sot, me një komunikatë të Sitit që konfirmoi lamtumirën e lojtarit i cili u ishte bashkuar në vitin 2017, duke u bërë një pjesë shumë e rëndësishme e projektit nën drejtimin  e Pep Guardiolës.

Futbollisti 31-vjeçar deri më tani ka luajtur 451 ndeshje dhe ka fituar 19 trofe në radhë e Sitit, mes të cilëve 6 tituj kampion në Premier Ligë dhe një Ligë Kampionesh dhe një Botëror Klubesh. Gjatë kësaj periudhe, ai ka shënuar 76 gola dhe ka dhënë 77 asiste, duke qenë shpesh një nga liderët e ekipit në mesfushë.

“Kur mbërrita 9 vjet më parë, po ndiqja ëndrrën e një djali të vogël, duke dashur të kisha sukses në jetë, duke dashur të arrija gjëra të mëdha. Ky qytet dhe ky klub më dhanë shumë më tepër se kaq, shumë më tepër sesa shpresoja ndonjëherë. Ajo që fituam dhe arritëm së bashku është një trashëgimi që do të mbetet përgjithmonë në zemrën time”, shkruante ndër të tjera vetë Bernardo Silva në një mesazh në rrjetet sociale duke konfirmuar edhe ai largimin e tij nga Mançester Sitit.