SPORT, 17 Prill 2026, 16:33

Ish-kampioni i Botës ngre lart bardhezinjtë: Juventusi i Spaletit është spektakolar, portierët nuk janë problem

Ish-kampioni i Botës ngre lart bardhezinjtë: Juventusi i Spaletit

“Juve në rritje, fitorja në Bergamo është një sinjal i mirë. Besoj fort se mund të arrijë kualifikimin në Champions”. Këto janë mendimet e legjendës bardhezi, i cili në një intervistë ekskluzive për “Tuttojuve.com” komentoi zhvillimet e fundit te Juventus dhe jo vetëm.

Pra në fund do ta fitojë Juventusi përballjen me Komon për vendin e fundit në Champions? Për mua, Juve do të shkojë në Champions, por nuk e shoh të kufizuar vetëm në vendin e katërt. Duke përjashtuar Inter, që tashmë është drejt fitimit të titullit, bardhezinjtë mund të synojnë vendin e tretë (ka përballje direkte me Milanin pas dy javësh) ose madje vendin e dytë të Napoli.

Ju pëlqen loja e Spaletit? Është një trajner me ide shumë të mira futbolli, më pëlqen shumë mënyra si luan një kundër një ndaj çdo kundërshtari. Juventusi i tij është spektakolar.

Juve spektakolare, por duhet të rikthehet te fitoret. Si mund të ulet diferenca me Interin? Fillimisht duhet mbyllur mirë ky kampionat. Pastaj jam i sigurt që drejtuesit do ta dinë çfarë të bëjnë në verë. Do të ndjekin ambiciet e tyre, kam besim tek ata.

Duke qenë se ju pëlqen loja, a ka ndonjë lojtar që vlerësoni më shumë se të tjerët? Sigurisht numri dhjetë, Kenan Jildiz. Është një lojtar shumë i mirë, por ende jo kampion. Megjithatë mund të bëhet i tillë, është në rrugën e duhur.

Një fjalë e fundit për portierët, duke qenë se kohët e fundit flitet për Di Gregorio dhe Perin dhe për një largim të mundshëm të tyre. Kam një vlerësim të mirë për të dy, nuk shoh më të mirë për momentin. Ndoshta ka dikush, por nuk janë problem.

Kur thoni ‘ndoshta ka dikush’, keni parasysh një portier si Karneseki? Jo, jo, po e përsëris që portierët te Juve nuk janë problem.