TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Distria Krasniqi shkëlqen në në Kampionatin Evropian që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë. Xhudistja nga Kosova ka fituar medaljen e artë, duke marrë kështu suksesin e tretë radhazi në Europë.
Në finale, Krasniqi bëri paraqitje fantastike dhe mundi Amandine Buchard nga Franca.
Sa i takon rrugëtimit, në çerekfinale, ajo eleminoi Aleksandra Kaleta nga Polonia, ndërsa në gjysmëfinale, xhudistja dardane kaloi Odette Giuffrida nga Italia. Statistika shumë të mira për Distria Krasniqin, e cila u shpall kampione e Evropës për herë të katërt në karrierë.