SPORT, 7 Qershor 2022, 18:10

Duro mund t’i japë lamtumirën Laçit, pritet rikthimi tek kuqezinjtë e Tetovës

Duro mund t’i japë lamtumirën Laçit, pritet rikthimi tek

Shpëtim Duro mund t’i japë lamtumirën skuadrës së Laçit gjatë merkatos së verës edhe pse palët rinovuan kontratën para disa javësh.

Sipas “Open-Tv”, raportohet se trajneri i kurbinasve pritet të marrë drejtimin e skuadrës shqiptare të Maqedonisë së Veriut.

Bëhet fjalë për Shkëndijën e Tetovës, skuadër që e ka drejtuar edhe para shtatë vitesh, ku nga gara për mbijetesë e dërgoi në Europa League.