SPORT, 6 Qershor 2022, 12:46

Ndryshojnë kuotat, Shqipëria shihet si favorite përballë Islandës

Ndryshojnë kuotat, Shqipëria shihet si favorite përballë

Nuk ka fituar kurrë në Islandë, por ky detaj ka pak rëndësi për kompanitë e basteve.

Ndryshe nga sa ishte projektuar në fillim, kuqezinjtë kanë fituar terren në raport me ishullorët, pak përpara ndeshjes, ekipi i Edy Reja shihet favorit në raport me Islandën nga kompanitë e basteve.

Një fitore e mundshme e Shqipërisë kuotohet me koeficientin 2,45, një koeficient që pritet të zbres akoma më shumë.

Një fitore e mundshme e Islandës vlerësohet me koeficientin 2,70.

Dy përfaqësueset nuk kanë dalë asnjë herë barazim ndërmjet tyre ndërsa një rezultat i tillë kuotohet me koeficientin 3,10.

Ndryshojnë kuotat, Shqipëria shihet si favorite përballë