SPORT, 7 Qershor 2022, 14:40

Guardiola dhe Klop në një tjetër përballje, dy trajnerët në garë për talentin anglez

Guardiola dhe Klop në një tjetër përballje, dy

Mançester Siti dhe Liverpul kërkojnë të përforcojnë skuadrën për sezonin e ardhshëm dhe duket se të dyja klubet angleze kanë të njëjtin objektiv.

Bëhet fjalë për sulmuesin e talentuar të Arsenal, Bukajo Saka, i cili orët e fundit përflitet për një largim nga “Topçinjtë”.

Guardiola dhe Klop duket se nuk kërkojnë t’i lënë hapësira njëri-tjetrit për t’u përforcuar këtë merkato, me spanjollin që duket më afër akordit me 20-vjeçarin.

Gjithsesi as Liverpuli nuk kërkon të dorëzohet nga kjo garë, duke e parë Sakën si të duhurin për të zëvendësuar Sadio Mane, i cili pritet të transferohet te Bajerni.