SPORT, 6 Qershor 2022, 17:30

Babai i tij urrehet nga tifozët bardhezi, Juventusi shkakton polemika me objektivin e radhës në merkato

Babai i tij urrehet nga tifozët bardhezi, Juventusi shkakton polemika me

Vlahoviç, por jo vetëm. Sulmi i Juventusit ka nevojë për një përforcim duke parë largimin e Dibalës, atë të mundshëm të Moratës dhe një sërë pasigurish për të ardhmen e Kinit.

Në listën e kandidatëve shfaqet edhe emri i Xhovani Simeones.

Argjentinasi, protagonist i një tjetër sezoni të bukur me Veronën, i ka të gjitha letrat në rregull për të bërë zëvendësin e serbit, i cili i vetëm nuk mund të mbajë të gjithë peshën e sulmit bardhezi gjatë një sezoni të gjatë dhe lodhshëm.

Talenti i datëlindjes 1995, kartoni i Simeones vlerësohet rreth 15 milionë euro, një shifër e përballueshme dhe shumë më e ulët se ajo që duhet për të transferuar përfundimisht Alvaro Moratën nga Atletikoja e Madridit, edhe pse me ulje në krahasim me 35 milionë eurot e parashikuara fillimisht. Spanjolli duket i sigurt se do të lërë Torinon.

Për të ka shfaqur interes Arsenali, që është gati të kënaqë kërkesat e Atletikos së Madridit ose të paktën të ofrojë më shumë sesa Juve. Por edhe për Simeonen ka konkurrencë.