SPORT, 7 Qershor 2022, 15:49

Tani mbetet vetëm zyrtarizimi, Reali i Madridit arrin akordin për transferimin e mesfushorit francez

Tani mbetet vetëm zyrtarizimi, Reali i Madridit arrin akordin për

Reali i Madridit ka arritur një akord me Monakon për transferimin e mesfushorit francez Aurelien Tçomeni.

22-vjeçari prej kohësh kishte shprehur dëshirën për t’u transferuar te kampionët e Europës dhe prej ditësh “Los Blancos” kishin nisur kontaktet me drejtuesit e klubit nga principata.

Tani mbetet vetëm të zyrtarizohet nga klubi, me Tçomenin që kështu bëhet lojtari i dytë i transferuar te Reali këtë verë, pas Antonio Rudigerit.