SPORT, 6 Qershor 2022, 15:38

Rikthimi i tij ndryshoi Milanin, Ibra takohet me drejtuesit për t’i komunikuar të ardhmen. Ja vendimi i suedezit

Rikthimi i tij ndryshoi Milanin, Ibra takohet me drejtuesit për t’i

Zlatan Ibrahimoviç ka qenë një nga pikat kyçe të Milanit që pas rikthimit të tij te kuqezinjtë, ku shumë nga tifozët vendosin atë si liderin e skuadrës dhe një nga përgjegjësit kryesor për suksesin e kuqezinjve në kampionat. Pavarësisht problemeve të shumta fizike në sezonin e fundit Ibra dëshiron të vazhdojë të luaj dhe këtë vendim pritet t’ia komunikojë edhe drejtuesve kuqezinj në orët e ardhshme.

Sipas “Corriere dello Sport”, suedezi ka marrë garanci nga ana e mjekëve pas operacionit në gju se do të jetë i aftë për tu rikthyer dhe për të vazhduar edhe një sezon tjetër në nivele të larta.

Në këto kushte Maldini, i cili e kishte theksuar se më parë që klubi do të dakortësohej me çdo vendim të Ibrës do t’i ofrojë një kontratë të re për një vit tjetër 40-vjeçarit, ku detajet lidhur me pagën mbeten ende për t’u vendosur.