TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Reali i Madridit përballet me një tjetër çështje skandaloze jashtë fushës. Mbrojtësi 22-vjeçar Raul Asencio rrezikon deri në 2.5 vite burg, pasi Prokuroria spanjolle e akuzon për shkelje të privatësisë në një rast që lidhet me video intime të dy vajzave të mitura.
Sipas Cadena SER, Asencio është një nga katër ish-lojtarët e akademisë së Realit të përfshirë në hetim. Tre të tjerë – Ferran Ruiz, Juan Rodriguez dhe Andres Garcia – akuzohen edhe për shpërndarje të pornografisë së të miturve, pasi dyshohet se kanë filmuar marrëdhënie seksuale me vajzat 16 dhe 18 vjeç pa pëlqimin e tyre.
Asencio nuk akuzohet për shpërndarje, por për shkelje të intimitetit, pasi sipas dosjes gjyqësore ai ka kërkuar videon për ta treguar një miku dhe më pas e ka fshirë. Megjithatë, pala paditëse kërkon një dënim më të rëndë deri në 4 vite burg, duke e përfshirë edhe në akuzën për shpërndarje të materialit pornografik.
Asencio i ka mohuar akuzat, duke e quajtur veten të pafajshëm dhe duke theksuar se “ka ndërgjegje të pastër”. Deri tani, Real Madrid nuk ka bërë asnjë koment publik për çështjen. Procesi gjyqësor pritet të zgjasë disa muaj.