SPORT, 29 Gusht 2023, 18:40

“Dhimbje koke” për Silvinjon, dëmtohet portieri i Kombëtares përpara dy sfidave të shtatorit

“Dhimbje koke” për Silvinjon, dëmtohet portieri i

Tomas Strakosha po vuan nga një dëmtim në pulpën e këmbës. Portieri i Kombëtares ka qenë jashtë ekipit në ndeshjen që Brentfordi barazoi 1-1 në shtëpi këtë fundjavë ndaj Kristal Palasit.

Ndërkohë, ai po punon për t’u rikuperuar në kohë në ndeshjen e kësaj fundjave, pasi sot në Kupë pritet të mungojë sërish.

Por Strakosha është në luftë me kohën për të qenë i gatshëm edhe për përballjet e muajit shtator që Kombëtarja do të luajë, me Çekinë dhe Poloninë. Sipas mediave pranë klubit anglez, shanset janë 70% që 28- vjeçari që të rikthehet në kohë.