SPORT, 29 Gusht 2023, 17:03

Merkato në dalje, Milan mendon edhe për largimet, ikën futbollisti

Merkato në dalje, Milan mendon edhe për largimet, ikën

Nuk ka vetëm afrime te Milani, por edhe largime. Pas zyrtarizimeve të lojtarëve si Pulisic, Reijnders, Chukwueze, Loftus-Cheek, Musah dhe Okafor, klubi po punon edhe për merkaton në dalje. Alexis Saelemaekers po përgatitet të bëhet lojtar i ri i Bolognas.

Futbollisti belg, i cili vjen nga Milani në formë huazimi për 500 mijë euro, mbërriti në qytet për t’u nënshtruar vizitave mjekësore, para nënshkrimit të kontratës.

Mesfushori Saelemaekers, i cili iu bashkua ligës italiane në janar 2020 nga Anderlecht, luajti 111 ndeshje në Serie A dhe shënoi 6 gola, duke fituar një Scudetto në sezonin 2021/2022.