TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sivjet Milani duket më shumë sulmues, e vërtetë, por sigurisht që do të jetë më i kujdesshëm ndaj kundërshtarëve të nivelit të lartë. Dhe pastaj ka një diçka tjetër. E keni parë Leaon e ri?
Pavarësisht numrit mbi shpinë, portugezi duket edhe si një lojtar tjetër, që nuk fiksohet me driblimet dhe është vënë në shërbim të kauzës. Kundër Bolonjës ai u kthye disa herë për të ndihmuar në mbrojtje. Vetë Çukvueze e di që duhet ta bëjë po ashtu diçka të tillë, siç u pa kundër Torinos, ndërsa Pulisç vrapon për 90 minuta dhe bën një fazë mbrojtëse “si Salmakersit”.
Kjo do të thotë se individët i japin disponueshmërisë së ekipit: Pioli ishte shumë i zoti për ta kuptuar. Kur ka gatishmëri, do të thotë se shtylla kurrizore e ekipit është e fortë.
RISITË – Ndërtimi i Milanit nuk ndryshon shumë në krahasim me vitin e kaluar: Pioli ende ngrihet me 3 mbrojtës dhe 2 mesfushorë. Sezonin e kaluar ishte Kalabria, Çau/ Kjaer/Kalulu dhe Tomori, me Benaser e Tonali para mbrojtjes. Gjerësia po kërkohej me Salmakersin në të djathtë dhe Teon, duke u ngritur, në të majtë.
Nga ana tjetër, këtë vit, tre prapa janë dy qendërmbrojtësit plus një nga dy mbrojtësit e krahut apo edhe Kruniç që zbret mes dy qendërmbrojtësve. Nëse kërkoni risi, ata janë mbrojtësit e krahut, që hyjnë në fushë dhe avancojnë. Teo e bëri shpesh ndaj Torinos duke detyruar Belanovën ta ndiqte, ndërkohë që Menjasë i hapej një korridor në të majtë, ku shpesh zgjodhi të pasonte për Leaon.
PO MESFUSHORËT? – Dy mesfushorët ngrihen dhe kërkojnë gjerësinë, madje duke iu afruar sulmit. Milani u beson mbrojtësve në avancim, sepse ata kanë statistika ideale në pasimin kyç, ose më saktë atë që shkon nga mbrojtja për të gjetur sulmin. Kjo është sigurisht një karakteristikë që kuqezinjtë e kanë kërkuar në merkato me algoritmin dhe do të vazhdojnë ta kërkojnë te lojtarët e tyre. Deri tani ia kanë dalë, por nëse do të kenë sukses e tregon vetëm koha.