TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Champions League luan në mbrëmje ndeshje mjaft interesante. Vëmendja më e madhe është e përqendruar te grupi i Ferrit, ku Milan pret PSG. Te kuqezinjtë, përpara Maignan në portë janë të vendosur Hernandez, Tomori, Thiaw dhe Calabria. Në mesfushë qëndron Musah, Reijnders dhe Loftus-Cheek. Në ofensivë luajnë Giroud, Leao dhe Pulisic.
Te parisienët në portë është Donnarumma. Mbrojtja është mjaft e fortë me Hernandez, Hakimi, Skriniar dhe Marquinhos. Emery, Ugarte dhe Viitnha formojnë 3-shen e mesit të fushës, ndërsa sulmi mbetet atomik me Mbappe, Kolo Muani dhe Dembele.
MILAN (4-3-3): Maignan; Calabria, Tomori, Thiaw, Théo Hernandez; Loftus-Cheek, Musah, Reijnders; Pulisic, Giroud, Leao.
PARIS SAINT-GERMAIN (4-3-3): Donnarumma; Hakimi, Skriniar, Marquinhos, Lucas Hernandez; Ugarte, Zaire-Emery, Vitinha; Dembélé, Kolo Muani, Mbappé.
Në ndeshjet e tjera, Atletico kërkon suksesin ndaj skocezëve të Celtic, ndërsa Lazio dëshiron hakmarrjen ndaj Feyenoord (21.00).
Lazio (4-3-3): Provedel; Lazzari, Patric, Romagnoli, Hysaj; Kamada, Vecino, Luis Alberto; Felipe Anderson, Immobile, Zaccagni.
Feyenoord (4-3-3): Bijlow; Nieuwkoop, Geertruida, Hancko, Hartman; Timber, Zerrouki, Wieffer; Stengs, Gimenez, Paixao.
Ndeshjet:
Milan – PSG
Atletico Madrid – Celtic
Crvena Zvezda – Leipzig
Porto – Antwerp
Lazio – Feyenoord
Manchester City – Young Boys