SPORT, 27 Mars 2022, 17:56

Humbja ndaj Spanjës nuk i ul moralin, reagon mbrojtësi kuqezi: Ishte një hap i rëndësishëm për…

Humbja ndaj Spanjës nuk i ul moralin, reagon mbrojtësi kuqezi: Ishte

Shqipëria nuk ja doli dot të marrë një rezultat pozitiv në miqësoren me Spanjën në Barcelonë, ku u mund me shifrat 2-1, por paraqitja e djemve kuqezinj ishte fantastike.

Për këtë sfidë ka reaguar dhe mbrojtësi i Kombëtares, Marash Kumbulla, i cili me anë të një postimi në rrjetin e tij social “Twitter”, zgjodhi të qëndronte me këmbë në tokë.

“Në Barcelonë luajtëm ndaj një skuadre pretendente për të fituar Botërorin. Ishte një hap i rëndësishëm për rritjen tonë. Mësojmë shumë nga këto ndeshje”, ishin fjalët e mbrojtësit kuqezi.