TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Adama Traore është përsëri një futbollist i Barcelonës. Sulmuesi i krahut, i cili ka marrë nofkën “bisha” për konstruktin e tij fizik, është zyrtarizuar nga klubi katalanas, nga i cili u largua disa vite më parë, pasi u formua në “La Masian” e famshme.
Traore shkëlqeu në vitet e fundit me Wolverhempton në Angli dhe pas kërkesës së Çavit, katalanasit bënë gjithçka që të siguronin marrëveshjen me të. Lojtari kaloi testet mjekësore me sukses dhe gjatë pasdites së sotme, Barcelona zyrtarizoi firmën me të.
“Më i fortë se kurrë”, shkruhej në postimin e Barcelonës ku shfaqej Traore me fanellën e katalanasve, ndërsa shoqërohej edhe me një video ku ai vetë përshëndeste tifozët me fjalët ”U ktheva”.
Welcome back! Stronger than ever!#MadeInLaMasia pic.twitter.com/ZuAOCmNvrL
— FC Barcelona (@FCBarcelona) January 29, 2022