SPORT, 29 Janar 2022, 19:40

FOTO / Vedat Muriqi në La Liga, “zyrtarizimin” e bën… bashkëshortja e futbollistit

FOTO / Vedat Muriqi në La Liga, “zyrtarizimin” e

Vedat Muriqi do të vazhdojë karrierën e tij në kampionatin spanjoll. Pas shumë ofertash e negociatash, sulmuesi i Kosovës ka pranuar atë të Majorkës, duke synuar që të provojë La Liga ku me lojën e tij mund të bëjë diferencën në klubin i cili po lufton në këtë edicion për mbijetesën në elitë.

Lacio dhe klubi spanjoll kanë gjetur akordin dhe duket se me shifrat e propozuara ka rënë dakord edhe sulmuesi, i cili do të jepet në huazim deri në fund të sezonit, me të drejtën e blerjes përfundimtare të kartonit të tij. Në pasditen e së shtunës, lojtari është nisur drejt Spanjës, ku do të kryejë vizitat mjekësore para se të nënshkruajë marrëveshjen e transferimit.

”Zyrtarizimin” e mbylljes së marrëveshjes dhe udhëtimit drejt Spanjës e ka bërë bashkëshortja e futbollistit, Edibe, e cila me postime në rrjetet sociale nga aeroporti dhe avioni, tregoi se tashmë familja po shpërngulej. “Do të më mungosh Romë”, shkruante ajo në një nga fotot, duke bërë të qartë se për familjen Muriqi nuk kishte kthim mbrapa në kryeqytetin italian.

FOTO / Vedat Muriqi në La Liga, “zyrtarizimin” e