SPORT, 30 Janar 2022, 10:25

Në garë me Barcelonën, Juventusi synon në merkato sulmuesin e Arsenalit

Në garë me Barcelonën, Juventusi synon në merkato sulmuesin

Duket sikur Juvja nuk ngopet së afruari sulmues dhe lajmin bombastik pas firmës me Dushan Vlahoviçin e sjell rrjeti “Sky Sport”.

Bardhezinjtë dje kanë hapur një kanal komunikimi me Arsenalin për të provuar së afruari në skuadër edhe Pier-Emerik Obamejangun.

Ideja e “Zonjës së Vjetër” është ajo e një huazimi me të drejtë blerjeje në fund të sezonit, duke parë se në Londër duan ta largojnë me çdo kusht gabonezin.

Për Obamejangun, i cili u kthye me probleme në zemër nga Kupa e Afrikës, pas infektimit me COVID, është në garë edhe Barcelona.

Gjithsesi, katalanasit do të hapnin me qejf krahun, nëse Juvja i garanton se në rast akordi me Obajemangun do t’i lejonte firmën me Alvaro Moratën.