SPORT, 23 Tetor 2023, 12:03

Formula 1/ FIA skualifikon nga gara e Teksasit Hamiltonin dhe Lëklerkun, të dy dalin pa pikë

Formula 1/ FIA skualifikon nga gara e Teksasit Hamiltonin dhe Lëklerkun,

Luis Hamilton dhe Sharl Lëklerk janë skualifikuar nga Çmimi i Madh i Teksasit, pasi makinat e tyre dështuan që të kalonin një inspektim pas garës.

Të dyja makinat iu nënshtruan kontrolleve të rastësishme pas flamurit me kuadrate dhe u konstatua se kishin shkelur rregullat në lidhje me trashësinë e pjesëve të poshtme të makinës.

Blloku i rrëshqitjes, ose siç njihet dërrasa, është pjesa e poshtme e makinës që bie në kontakt me pistën dhe shkakton shkëndija.

Ekipi i Mercedesit të Hamiltonit u thirr te stjuardët e FIA-s për kontrollin e garës në orën 18:00 me orën lokale Austin, më shumë se dy orë pasi gara kishte përfunduar.

Të tre përfaqësuesit e ekipit dolën 15 minuta më vonë përpara se homologët e tyre të Ferrarit të thirreshin.

Një orë më vonë, FIA konfirmoi lajmin se të dy pilotët ishin skualifikuar.

Skualifikimi i Hamiltonit bëri që Lando Norris të ngjitej në vendin e dytë, ndërsa Karlos Sainz në të tretin, ndërsa në zonën e pikëve u ngjit për herë të parë Logan Sarzhent.

Kështu renditja e përgjithshme e pikëve ndryshoi sërtish, me veteranin britanik që tashmë është 39 pikë larg vendit të dytë, Serxho Perez, ndërsa Lëklerk ra në vendin e shtatë duke u parakaluar nga Norris.

Formula 1/ FIA skualifikon nga gara e Teksasit Hamiltonin dhe Lëklerkun,