SPORT, 22 Tetor 2023, 23:18

VIDEO/ Tërbimi i Alegrit bën xhiron e rrjetit! Trajneri i Juventusit nuk përmbahet dhe shqyen kollaren

VIDEO/ Tërbimi i Alegrit bën xhiron e rrjetit! Trajneri i Juventusit

Sa shumë tension te Masimo Alegri në duelin ndaj Milanit, ku skuadra e tij triumfoi me rezultatin 0-1 falë golit të Lokatelit.  

Tekniku i “Zonjës së Vjetrës” u pa të bënte gjeste aspak normale, në fundit e duelit, teksa në një moment u kap nga kamera duke shqyer kollaren që mbante veshur.  

Trajneri i Juventusit nuk u pajtua me disa vendime të gjyqtarit, kryesisht në fundin e takimit, teksa nuk i shpëtoi as ndëshkimit me karton të verdhë për reagimet e bëra. Ndërkohë që videot e Alegrit janë duke bërë xhiron e rrjetit. Për më tepër shikoni pamjet: