TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Skuadra bavareze tregoi forcën e saj të frikshme duke e mbyllur takimin me rezultatin e thellë. Gjithësesi barazpesha fillestare u thye pikërisht nga miqt të cilët në minutën e 21-të kaluan në avantazh me Furich. Por brenda 10 minutave lojë, saktësisht në të 31-tën Guerriero dhe më pas 2 minuta më vonë Jackson, kaloi skuadrën e Kompany në avantazh. Pas rreth 5 minutash të tjera Davies shënoi edhe golin e tretë si për të siguruar suksesin duke i çuar skuadrat në dhomat e zhveshjes në mbyllje të pjesës së parë me shifrat 3-1. Në pjesën e dytë ishte i përhershmi Harry Kane që shtoi emrin e ti në listën e golashënuesëve duke çuar rezultatin në 4-1, ndërsa pak përpara vfërshëllimës përfundimtare goli i Andres thjeshtë ngushtoi diferencën në 4-2, por që nuk ndryshoi asgë sa i përket fatit të takimit.
Ndonëse komoditeti në renditje ua lejonte një qasje më të qetë, Bayerni ofroi një futboll total, duke e dominuar Stuttgartin në çdo aspekt të lojës. Që nga minutat e para, vendasit imponuan ritmin e tyre, duke e kthyer fushën në një arenë dominimi dhe duke mbyllur çdo diskutim për fituesin shumë përpara fërshëllimës finale.
Ky sukses vjen si kurorëzim i një sezoni ku Bayerni dëshmoi vazhdimësi, karakter dhe një thellësi cilësore që rivalët e tjerë nuk arritën ta përballojnë dot deri në fund. Pas përfundimit të ndeshjes, stadiumi shpërtheu në festën legjitime të kampionëve. Fusha u pushtua nga entuziazmi i lojtarëve dhe stafit, të cilët festuan këtë triumf të radhës, duke rikonfirmuar statusin e tyre si mbretërit e padiskutueshëm të Gjermanisë.
Ky titull nuk është thjesht edhe një trofé i radhës. Është kampionati i dymbëdhjetë për Bayern-in në trembëdhjetë vitet e fundit, një dominim që nuk ka të barabartë në futbollin evropian. Vetëm sezoni 2023-24, kur Bayer Leverkusen i Xabi Alonso ndërpreu serinë e titujve të njëpasnjëshëm të bavarezëve.
Nga këndvështrimi i golave, sezoni 2025-26 tanimë ka shkruar historinë e Bundesligës. Bayern ka shënuar 109 gola në këtë kampionat, rekordi absolut i të gjitha kohëve i Bundesligës, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 101 golash, i cili u vendos gjithashtu nga Bayern-i në sezonin 1971-72, me legjenda si Gerd Müller dhe Franz Beckenbauer.
Ky rekord kishte qëndruar i paprekur për 54 vite. Goli i 102-të, ai që theu rekordin, u shënua nga mesfushori Leon Goretzka ndaj St. Pauli më 11 prill, kur kishin mbetur ende edhe 5 javë për të luajtur.
Kompany-i dhe skuadra e tij kanë arritur mesataren e 3.5 golave për ndeshje, nivel ky që tejkalon edhe sezonin rekord të Hansi Flick, skuadra e të cilit mesatarisht shënoi pak nën 3 gola për takim. Edhe fillimi i sezonit ishte historik: Bayern theu rekordin e AC Milan-it të vitit 1992-93 duke fituar 13 ndeshjet e para të sezonit, rekordi më i mirë i fillimit të kampionatit në pesë ligat kryesore të Evropës.
Në këtë sezon do të ketë edhe një modifikim të trofeut dhe do të jetë hera e parë që trofeu ndryshohet që kur u zmadhua në vitin 1960.
Harry Kane, me 32 gola në 26 ndeshje, mbetet simbol i kësaj makine sulmuese. Kampionët bavarez sot nuk festuan vetëm titullin, por një epokë të suksesshme.