SPORT, 18 Prill 2026, 16:05

Zyrtare, mesfushori rinovon me Juventusin

Zyrtare, mesfushori rinovon me Juventusin

Tani është zyrtare. Manuel Locatelli ka firmosur kontratë të re me Juventusin, që e mban në Torino deri në vitin 2030. Lajmi për mesfushorin është bërë publik  nga klubi së fundmi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Që nga dita kur u prezantua në vitin 2021, Manuel ka bërë një rrugë të gjatë, duke arritur menjëherë të fitojë kohë loje dhe besim, duke u bërë një pikë referimi si brenda ashtu edhe jashtë fushës sezon pas sezoni”, thuhet në deklaratë.

“Sot, me 224 paraqitje, 9 gola dhe 17 asiste, udhëtimi i tij është një udhëtim rritjeje të vazhdueshme, qetësie dhe përkushtimi total ndaj kauzës.” 28-vjeçari ka luajtur 30 ndeshje në këtë sezon.