SPORT, 18 Prill 2026, 18:15

Ish-trajneri Magat është i sigurt: Ky emër, i duhur për Real Madridin

Ish-trajneri Magat është i sigurt: Ky emër, i duhur për Real

Feliks Magat është një nga zërat autoritarë në botën e futbollit për të folur për trajnerët dhe menaxhimin e skuadrave me yje të mëdhenj. I njohur në Spanjë për të qenë trajneri që arriti ta çonte Raul në një fazë të rinisë së dytë në zbarkimin e tij në Shalke, Magat e di se çfarë është të menaxhosh dhe të marrësh sa më shumë nga një figurë e madhe e lindur dhe rritur në Real Madrid.

Me këtë sfond, trajneri tregon një gjerman tjetër si kandidatin e madh për të marrë ekipin sezonin e ardhshëm: “Klop do të ishte ai. Ai bëri një punë të shkëlqyer në Liverpulin dhe di të merret me lojtarë me ndikim të madh. Ai mund ta kontrollojë atë dhomë zhveshjeje, e cila nuk po gjen dot zgjidhje”.

Në përputhje me vështirësitë që do të përfshiheshin në marrjen e drejtimit të një skuadre si ajo e Real Madridit, Magat ka “justifikuar” në një farë mase rezultatet e dobëta të kohës së Arbeloas.

“Situata do të ishte e vështirë për çdo trajner”, tha ai në lidhje me punën e kolegut të tij në muajt e fundit. Më pas dhe disa fjalë për Raul, të cilin e trajnoi kur lunate për Shalken. “Unë nuk e njoh atë si trajner, e njihja si lojtar dhe ai ishte i shkëlqyeshëm në çdo mënyrë. Ai i kupton të gjitha detajet e futbollit dhe e njeh shumë mirë lojën. Jam i bindur se ai do të bëhet një trajner i madh” – ka përfunduar Magat.