TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në Monza do të jetë hera e fundit për ish-ferraristin Sebastian Fetel, i cili aktualisht garon për Aston Martin, por që në fund të sezonit do t’i japë fund karrierës në Formulën 1.
Në prag të Çmimit të Madh të Italisë, në konferencën tradicionale për shtyp, piloti gjerman, ndër të tjera, deklaroi: “Monza ka qenë gjithnjë speciale dhe do të jetë hera ime e fundit që garoj këtu, kështu që do të përpiqem që të shijoj në maksimum.
Në Monza kam fituar në të shkuarën dhe ruaj kujtime shumë të bukura nga cirkuiti”, deklaroi Sebastian Fetel, katër herë kampion bote, ndërsa në Botërorin aktual renditen në vend të 12-të.