TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Elseid Hysaj zyrtarisht në shitje. Kapiteni i Shqipërisë nuk ka bindur në vitin e tij të parë në kryeqytetin italian dhe lacialët, kanë marrë vendimin për ta larguar mbrojtësin kuqezi. Ky vendim i stafit teknik nuk i lë rrugë tjetër drejtorit Tare, i cili sipas mediave italiane, ia ka komunikuar këtë vendim edhe Hysajt.
Mbetet për t’u parë se cila do të jenë skuadrat e interesuara për shërbimet e 28-vjeçarit, vlera e të cilit është 7 milionë Euro. Në mediat italiane thuhet se e ardhmja e shqiptarit do jetë La Liga dhe përmendet emri i ekipit të Majorkës, me të cilën Lazio arriti marrëveshje në Janar për Vedat Muriqin.
Duke qenë se Lazio nuk ka paguar asnjë cent sepse erdhi si lojtar me parametra zero, mund ta huazojë te Mallorca për një sezon me të drejtë blerjeje, njëjtë si në rastin e sulmuesit të përfaqësueses së Kosovës.
Hysaj iu bashkua Lazios verën e shkuar nga skuadra e Napolit. Shqiptari ka kontratë deri në vitin 2025 me ekipin bardhekaltër, por Sarri nuk ka qenë aspak i lumtur me paraqitjet e 28-vjeçarit, duke e aktivizuar me pikatore në fushën e blertë.