SPORT, 5 Qershor 2022, 22:05

Argjentina “torturon” Estoninë, pesë golat mbajnë firmën e Messit

Argjentina “torturon” Estoninë, pesë golat mbajnë

Argjentina ka mundur 5-0 Estoninë në një ndeshje miqësore të luajtur në Pampona.

Pjesa e parë u dominua totalisht nga Kombëtarja “albiceleste”, teksa Lionel Messi shënoi 2 herë.

Ylli Messi realizoi edhe tri herë të tjera në pjesën e dytë, për t’i vënë vulën kështu një ndeshje të madhe jo vetëm të ekipit të tij, por edhe në aspektin personal.

Takimi i radhës për Argjentinën është ndaj Brazilit, e vlefshme për Kualifikueset e Kupës së Botës.