TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

E quajnë “Mbreti i dheut të kuq” dhe nuk është rastësi. Rafael Nadal ka fituar sot për herë të 14 në karrierë turneun e "Roland Garros" në Paris, një nga më prestigjiozët në botë, duke treguar se asnjë tenist nuk mund të konkurrojë me të në një terren të tillë.
Spanjolli ka mundur në finale me 3 sete norvegjezin Kasper Rud duke dominuar plotësisht takimin me shifrat 6-3, 6-3 dhe 6-0. Një dominim i frikshëm i tenistit 36-vjeçar nga Majorka i cili për më tepër kishte vuajtur gjatë gjithë turneut probleme fizike duke postuar vazhdimisht foto të këmbëve të tij të ënjtura pas çdo ndeshje.
Atij iu deshën 2 orë e 18 minuta në finale për të ngritur përsëri lart për hetë të 14 në karrierë trofeun që quhet edhe “Kupa e Musketjerëve”, 17 vite pas herës së parë kur merrte pjesë dhe mahniste të gjithë në këtë turne. E megjithatë, për të emocionet ishin si në herën e parë, sepse nuk mbajti dot lotët pasi shënoi pikën që i dhuroi fitoren e njëkohësisht çoi në 22 numrin e turneve Grand Slam të fituar, 2 më shumë se Gjokoviç e Federer me të cilët garon prej vitesh në një rivalitet të pashoq në historinë e tenisit.