SPORT, 5 Shtator 2022, 21:55

Atalanta nuk ndalet, skuadra e Gjimshitit merr e vetme kreun e Serisë A

Atalanta nuk ndalet, skuadra e Gjimshitit merr e vetme kreun e Serisë A

Atalanta ka siguruar një tjetër fitore në ndeshjen e ditës së sotme përballë Monzës të cilën e ka mposhtur me rezultatin 0-2.

Hojlund ishte ai që gjeti golin e epërsisë për miqtë në minutën e 57-të, me Atalantën që dyfishoi shifrat fal një autogoli të Marlon (65').

Bergamaskët kryesojnë kështu të vetëm Serinë A në kuotën e 13 pikëve pas 5 ndeshjeve të para.

Në sfidën tjetër të ditës Empoli i Bajramit dhe Ismajlit u ndal në një barazim 2-2 në transfertë ndaj Salernitanës.