TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Do të jetë një fazë grupesh intensive pasi do të duhet të luhet midis muajve shtator dhe nëntor pasi Kupa e Botës do të luhet në nëntor dhe dhjetor.
Dy ndeshjet e para në grupe do të luhen për një javë, e treta dhe e katërta në dy javët e para të tetorit dhe dy të fundit në javën e fundit të tetorit dhe javën e parë të nëntorit.
Faqja e internetit “FiveThirtyEight”, ka bërë një analizë ku tregojnë shanset në përqindje që kanë ekipet për të fituar trofeun e Champions League. Ajo që bie në sy është se Real Madrid, kampioni i sezonit të kaluar, ka një shans prej 6% për të ngritur trofeun.
Sipas studimit në fjalë, Bayern Munich është ekipi që ka më shumë shanse për ta fituar me 20%, i dyti është Manchester City me 18% dhe në vendin e tretë PSG me 16%.
Barcelona, edhe pse ka bërë një merkato shumë të mirë, renditet në vendin e 6-të për ta fituar trofeun me 5% shanse.
