TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Humbje katastrofike për Romen e Zhoze Murinjos! Kryeqytetasit u shkërmoqën me rezultatin 4-0 nga Udineze në sfidën e vlefshme për javën e pestë të Serisë A.
Kjo ishte disfata e parë në këtë sezon për romanët, te cilët duket se do ta kujtojnë gjatë.
Golat e Udoxhi (5'), Samarxhiç (56'), Pereirës (75') dhe Lovriç (82') tronditën kryeqytetasit. Në këtë duel me fanellën e Romës debutoi edhe Beloti, por pa mundur të lerë gjurmë. Ndërkohë me këtë triumf, Udine është ngjitur në kuotën e 10 pikëve, po aq sa Roma e vendit të 5-të.
Sfidën e radhës skuadra e Murinjos, do ta luajë sërish në transfertë, kësaj here ndaj Empolit, ku do të tentojë të ringrihet. Si të mos mjaftonte humbja e thellë, nga fusha i dëmtuar mbrëmjen e sotme doli edhe sulmuesi kryesor Abraham.