SPORT, 5 Shtator 2022, 12:25

Belica nis një aventurë të re, ish-mbrojtësi i Partizanit pranë firmës me bardheblutë e kryeqytetit

Belica nis një aventurë të re, ish-mbrojtësi i Partizanit

Egzon Belica është gati të nisë një aventurë të re në karrierën e tij futbollistike!

Mbrojtësi që e mbylli këtë sezon me Partizanin është shumë pranë firmës me Prishtinën në Superligën e Kosovës.

Për 32-vjeçarin nga Struga ka pasur interes edhe nga Shkëndija e Tetovës dhe Shkupi në Superligën e Maqedonisë së Veriut.

Belica la Partizanin pas 4 vitesh, aty ku u transferua me parametra zero në janarin e 2018 pas aventurës që kishte në Letoni.

Egzon Belica me Partizanin arriti të fitonte një titull kampioni në sezonin 2018/2019 dhe një Superkupë të Shqipërisë në sezonin 2019/2020.