TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Mbrojtësi shqiptar i Kosovës, Florent Hadërgjonaj, gjeti rrugën e rrjetës me skuadrën e Kasimpasha, në triumfin 0-2 ndaj Antaliaspor, duke i dhuruar 3 pikë të arta skuadrës së tij.
Futbollisti 28-vjeçar, u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 4-t shtesë të pjesë së parë. Një gol ky që i hapi rrugën fitores së dytë në kampionat për Kasimpashan.
Ky ishte goli i parë për këtë sezon për Hadërgjonaj dhe i pesti në total me fanellën e skuadrës turke.
45+6' Hadergjonaj
— @trivelaspors’u takip ediniz! (@trivelaspors6) September 4, 2022
Antalyaspor 0-1 Kasımpaşa
Bu hesap telif nedeniyle kapanacak, @trivelaspors sayfasını takip ediniz. pic.twitter.com/g1Qqbh2UrD
Vlen të theksohet fakti se këtë sezon te Kasimpasha aktivizohet dhe shqiptari tjetër i Kosovës, mesfushori Celina.